Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të udhëtojë në Indonezi për të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të G20-ës më 7-8 korrik, sipas Al jazeera.
Ministrat do të zhvillojnë disa bisedime dypalëshe në margjinat e takimit, i cili është përgatitor për samitin e G20 në 2022 në nivel presidencial, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në një konferencë për shtyp në Moskë.
Konkretisht, Lavrov do të takohet me homologët e tij kinezë, afrikano-jugorë, brazilianë dhe meksikanë dhe me udhëheqësit e organizatave ndërkombëtare të ftuara.
/abcnews.al