Moska dëshiron që çdo bisedim paqeje në Ukrainë të fokusohet në krijimin e një “rendi të ri botëror”, citon agjencia franceze e shtypit Agence France-Presse (AFP) të ketë thënë Lavrov.
“Çdo negociatë duhet të bazohet në interesat dhe shqetësimet ruse. Bëhet fjalë për parimet mbi të cilat do të bazohet rendi i ri botëror,”citohet të ketë thënë ai.
Sipas, ai shtoi se Rusia po kundërshton një “rend botëror unipolar të udhëhequr nga “një hegjemon”.
Rusia ka thënë prej kohësh se po udhëheq një luftë kundër dominimit të Shteteve të Bashkuara në skenën ndërkombëtare dhe argumenton se ofensiva e Ukrainës është pjesë e kësaj lufte.
Kremlini tha këtë javë se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vazhdonte ofensivën e tij, duke mos parë asnjë zgjidhje diplomatike.
/abcnews.al