Lavrov: Amerika po pengon Ukrainën të pranojë kërkesat minimale të Rusisë

schedule13:01 - 19 Mars, 2022

schedule 13:01 - 19 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se SHBA-të po pengojnë Ukrainën të pranojë kërkesat minimale të Rusisë, shkruan agjencia e lajmeve Interfax.

“Delegacioni ukrainas po mbahet nga dikush, ndoshta amerikanët, prandaj nuk lejohet që ukrainasit të pajtohet me kërkesat (tona), të cilat unë i konsideroj absolutisht. minimale”, tha Lavrov.

Ndërkohë kryeministri i Polonisë Mateus Morawiecki i ka bërë thirrje BE-së të bllokojë të gjithë aktivitetet tregtare me Rusinë. Morawiecki tha se dëshiron një “bllokadë tregtare” nga deti dhe toka sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan BBC.

“Bllokimi i plotë i tregtisë do ta detyronte Rusinë të shqyrtonte faktin nëse do të ishte më mirë të ndalonte këtë luftë mizore”, tha ai.

BE ka vendosur tashmë kufizime tregtare ndaj Rusisë në disa sektorë kyç, duke përfshirë mallrat e luksit, çelikun dhe energjinë. Por Polonia,  e cila ndan një kufi prej 535 km me Ukrainën  ka qenë një ndër vendet që kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë.

/abcnews.al/