Lavrov akuza SHBA-së: Po përpiqet te ndërhyjë përsëri në punët e brendshme në Afganistan

schedule21:14 - 5 Maj, 2023

schedule 21:14 - 5 Maj, 2023

Uashingtoni po përpiqet të ndërhyjë përsëri në Afganistan dhe ka prova të forta për ta konfirmuar këtë.

Kështu tha të premten ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov pas një takimi të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Lavrov shpreson se vendimi për aktivizimin e grupit SCO-Afganistan do të zbatohet. Në këtë drejtim ai theksoi se situata “kërkon vërtet masa mjaft urgjente”, shkruan Tass.

“Arsyeja është se amerikanët po përpiqen të ndërhyjnë sërish në punët e Afganistanit”, tha Lavrov. “Ka prova bindëse që amerikanët mbështesin grupet terroriste që mbeten në territorin e Afganistanit dhe kundërshtojnë talebanët”, shtoi ai.

Gjithashtu, Lavrov deklaroi se amerikanët “nuk braktisin përpjekjet për të riinjektuar infrastrukturën e tyre ushtarake në rajonin rreth Afganistanit dhe në Azinë Qendrore”, nënvizoi kryediplomati rus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!