“Lavjerrësi i Qytetit” të Zija Çelës, surpriza e Panairit

schedule09:03 - 13 Nëntor, 2019

schedule 09:03 - 13 Nëntor, 2019

“Nësë unë kam një problematikë në një artikull në të cilin duhet të shkruaj unë e di ku duhet të godas”, kështu shprehet Zija Çela i ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin.

Në librin “Lavjerrësi i qytetit” siç shpjegon vetë shkrimtari ngjarjet zhvillohen në qytetin e Burgasit, ku të burgosurit rebelohen, madje bëjnë edhe grevë urie sepse institucioni ishte mbushur plot e përplot.

Çela është nga ata shkrimtarë i cili që në fillim bën burgosjen e lexuesit për të mos e lëshuar më librin. Ai tregon se episodi ka një motiv gjatë gjithë romanit dhe ky është raporti i njëriut me pushtetin. “Njeriu vet duhet ta administrojë veten”, u shpreh Çela.

Zija Çela thotë se nuk ka një kohë se kur zhvillohen ngjarjet por nga mënyra se si janë rrëfyer, frymëzim kanë qënë ngjarjet që përjeton vendi sot.

Ai thotë gjithashtu se edhe pse jeta ka shumë komplese ajo ka shumë ngjyra dhe duhet jetuar.

“Letërsia në vetvete duhet të jetë e mbarsur në liri, liria të bën të jësh opozitar i përjetshëm. Shpirti i kundërshtimit më vjen si përmasë lirie, por edhe si përmasë dashnie”, thotë Çela. “Në atë roman është shpallur vdekja e Zija Çelës, u jam një fantazëm këtu”, tha ndër të tjera shkrimtari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!