Lavezzi pothuajse në izolim total, ish-talenti argjentinas në gjendje të rënduar psikologjike

schedule20:44 - 25 Janar, 2024

schedule 20:44 - 25 Janar, 2024

Në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar, Ezequiel Lavezzi u shtrua në spital në rrethana ende të paqarta, pasi pati alivanosje. Në versionin fillestar u raportua se ish-lojtari i Napolit dhe PSG-së ishte goditur me thikë gjatë një debati.

Thashethemet u mohuan menjëherë nga të afërmit. Është hedhur gjithashtu hipoteza se alivanosja e tij ka ndodhur gjatë një feste në Punta del Este, një vendpushim bregdetar në juglindje të Uruguait.

Sipas “L’Equipe”, Lavezzi është ende i shtruar në këtë klinikë, në “izolim pothuajse total” për të trajtuar veçanërisht problemet e tij me alkoolin, përcjellë KosovaPress.
“Është e vështirë. Por duhet ta bëj, duhet të riorientoj jetën time, zakonet e mia. Dhe të gjitha këto duhet t’i bëj për djalin tim. E kisha kaluar kufirin. U përpoqa të ndalesha por nuk munda. Nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të vija këtu”, mësohet se i ka thënë Lavezzi një të afërmi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!