Lavezzi kapet mat, pushime “hot” me ish të dashurën e shokut

schedule10:59 - 18 Prill, 2020

schedule 10:59 - 18 Prill, 2020

Ezequiel Lavezzi, pasi ka bërë miliona nga futbolli i luajtur, tashmë po shijon frytet e punës së tij. Ai është “izoluar” në Sain Barthelemy të Ishujve Karaibe dhe nuk është vetëm. Ish-futbollisti i PSG, tashmë 34 vjecc, po përjeton një moment të mirë me Natalia Borges, “ish” të dashurën e shokut të tij, Lorenzo Tonetti.

https://www.instagram.com/p/B-p4THUDikc/?utm_source=ig_web_copy_link

“Lavezzi është me të dashurën e mikut të tij”, zbulon gazetari Lio Pecoraro, i cili është mundur t’i ccojë gjërat në një tjetër nivel dhe i ka marrë një prononcim edhe ish-it të Lavezzi, Yanina Screpante. “Jam e lodhur duke folur për ish-in tim, ka mbaruar çdo gjë, jam ndarë me të prej dy vitesh”, thotë ajo.

Ok, po ju them që e njoh atë. Ajo është “ish” e dashura e një shoku të mirë të Lavezzi. E njoh pasi kemi kaluar pushimet të katërt së bashku në të shkuarën.  Gjithsesi të bëjë çfarë dëshiron, është punë e tij.

Gjithçka kthehet mbrapsht.  Nuk është çudi që Lavezzi e bën këtë”, shprehet mes të tjera Yanina Screpante, e cila tregon se të njëjtën gjë argjentinasi e ka bërë edhe me një tjetër mik tijin. Sa i takon Natalia Borges, ajo është një modele dhe aktore braziliane.

https://www.instagram.com/p/B-xXHkpDXaF/?utm_source=ig_web_copy_link

Lidhja mes saj dhe Lavezzi është zbuluar nga fotot e publikuara në Instagram. Të dy hedhin foto nga i njëjti vend, por jo së bashku, duke u munduar kështu që të mbajnë të fshehur atë që po ndodh mes tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!