“Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit”, Lulzim Basha uron shqiptarët për festën e Pavarësisë

schedule17:31 - 28 Nëntor, 2022

schedule 17:31 - 28 Nëntor, 2022

Ish-kreu i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha, ka uruar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, përveçse se festës së Pavarësisë, Basha ka kujtuar edhe ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

“Përkulemi sot para sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes së tij”, shkruan Basha bë Facebook.

Postimi i plot

Kombi shqiptar bashkohet me 28 Nëntor në festë dhe në nderim të sakrificës shumëshekullore të shqiptarëve për Liri dhe Pavarësi.
28 Nëntori është edhe ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, para sakrificës së të cilit dhe të familjes Jashari përkulemi sot me nderim dhe mirënjohje të thellë kombëtare.
Lavdi përjetë Adem Jasharit!
Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!

110 vjetori i Pavarësisë bëri bashkë sot  në Vlorë, zyrtarët më të lartë të shqiptarëve. Për herë të parë, ceremoninë e udhëhiqte Barjam Begaj, si President i Republikës.

Përkrah tij ishte homologia kosovare, Vjosa Osmani. Nderimet e etërve të pavarësisë, Edi Rama i bëri pranë Albin Kurtit.

Kurorat e luleve i vendosën dhe kryeparlamentarët Nikolla dhe Konjufca.

Fjalimin e vetëm e mbajti Presidenti Begaj. Opozitarët nuk ishin pjesë e ceremonisë zyrtare në Vlorë, aty ku qindra qytetarë ishin mbledhur nga trojet shqipfolëse.

Madje demokratët nuk nderuan as si vitet e tjera Flamurin dhe Clirimin, që çdo vit i kanë kremtuar në 28 nëntor pranë Varrezave të Dëshmorëve dhe Memorialit Nënë Shqipëri.

Sali Berisha uroi përmes TIK TOK-ut.

/Abcnews.al/