Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, mund të mos ishte bashkuar me zikaltrit kur kaloi për herë të parë në Europë. Ish-vëzhguesi i talenteve i zikaltërve, Adelio Moro, në një intervistë për “Tuttosport” tregon se si ata e bindën Ausilion për të nënshkruar me Lautaron.
Në atë kohë për bomberin ishin të interesuar dhe klube si Juventus apo Atletico Madrid, por Interi ishte me fat dhe ia arriti që ta blinte lojtarin. “Ishte janari i vitit 2017 dhe kampionati i Amerikës së Jugut për U-20 do të startonte. Ausilio mblodhi të gjithë vëzhguesit e talentëve dhe i kërkoi që të gjenin një futbollist.
Juventusi kishte nënshkruar me Bentancur dhe Rogerion, Torino me Lyanco dhe Evertoni me Richarlison. Kur po shikonim Argjentinën, vumë re një sulmues trupmadh dhe me aftësi shumë të mira teknike”, kujton italiani.
“Ai ishte 19-vjeç dhe ishte në kontakte me Racing Club. E dinim gjithashtu që Juve e Atletico Madrid e dëshironin në ekip. Ia treguam menjëherë Ausilios, në mënyrë që ta transferonim sa më parë. Ausilio fluturoi menjëherë drejt Argjentinës pas përfundimit të turneut.
Kërkoi që ta takonte personalisht Martinezin dhe të fliste me agjentin e tij. Piero mposhti konkurrencën e klubeve të tjera dhe siç e dimë Lautaro tashmë është pjesë e Interit”, përfundon Moro. /abcnews.al