Argjentina arriti të kalonte në gjysmë-finalet e “Katar 2022”, pas asaj ndeshjeje plot gola e nerv. Autori i penalltisë, që vendosi “fatet” e sfidës, Lautaro Martinez tha disa fjalë për mediat pas ndeshjes, ku foli për kundërshtarët e rradhës në Kupën e Botës, Kroacinë.
Martinez tha se kundër Kroacisë do të jetë e vështirë, gjithashtu e konsideroi eleminimin e Brazilit, si një goditje të keqe për futbollin e Amerikës së Jugut.
“Do të jetë e vështirë kundër Kroacisë, ata kanë shumë lojtarë cilësorë dhe me përvojë. Ata arritën finalen katër vjet më parë në Rusi. Duhet t’i respektojmë ata. Brazili u eliminua? Një goditje e keqe për futbollin e Amerikës së Jugut”,- është shprehur “El toro”. /i.m /abcnews.al