Lautaro ka marrë “superxhiro”, asnjë argjentinas më mirë se ai pas Kupës së Botës

schedule15:41 - 4 Maj, 2023

schedule 15:41 - 4 Maj, 2023

Në Argjentinë po ndiqet me shumë interes ecuria e lojtarëve që fituan titullin e botës në Katar.

Ajo që bën përshtypje në veçanti janë paraqitjet e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, i cili po përjeton një moment të formë të jashtëzakonshme dhe po tërheq Interin në të gjitha kompeticionet me golat e tij.

Siç raporton “TycSports”, nga janari, në 29 ndeshje, Lautaro ka shënuar 15 gola, më shumë se çdo anëtar tjetër i skuadrës së Scalonit.

Messi ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje, Dybala 9-të gola, Di Maria 7-gola dhe Julian Alvarez 8-të gola./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!