Lautaro i “dashuruar” me “zikaltërit”: Shpresoj ta çoj Inter-in sa më lart

schedule10:16 - 31 Tetor, 2023

schedule 10:16 - 31 Tetor, 2023

Mbrëmjen e së hënë, që sapo lamë pas, në Paris të Francës u zhvillua ceremonia e “Topit të Artë”, ku të pranishëm ishin një sërë “yjesh” të botës së futbollit, ku mes tyre ishte edhe “bomberi” argjentias i Inter, Lautaro Martinez, i cili në renditjen e përgjithshme zuri vendin e 20.

Ky i fundit, gjatë kalimit në tapetin e kuq, u pyet nga gazetarët e pranishëm, në lidhje me interesimin e “galaktikëve” të Real Madrid për të, mirëpo “demi” argjentinas u shpreh se është totalisht i fokusuar tek Inter.

“Ne po flasim për një ekip shumë të rëndësishëm, por mendimet dhe koka ime janë gjithmonë të përqendruara te Interi. Jam shumë i lumtur atje, kam një kontratë dhe familja ime po ecën mirë në Milano. Kjo mbrëmje është e veçantë për mua, falënderoj Inter-in dhe Kombëtaren e Argjentinës.

Çfarë shpresoj për vitin 2024? Për ta çuar Inter-in sa më lart dhe për të luajtur me Argjentinën në mënyrën më të mirë dhe fitimi i titujve, sepse ky është sporti”,- u shpreh kapiteni i nënkampionëve të Evropës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!