Lautaro: A do të qëndroj tek Interi? Sigurisht, dua vetëm këtë fanellë

schedule12:00 - 2 Qershor, 2022

schedule 12:00 - 2 Qershor, 2022

Ishte një nga sezonet e tij më të mira me Interin dhe me kombëtaren e tij të Argjentinës. “El Toro” në këtë sezon kalendarik, arriti të ngrinte 5 trofe në total, 2 me Argjentinën dhe 3 me Interin (duke llogaritur edhe Scudetton me Conten pasi përfshihet në sezonin kalendarik).

Lautaro ndjehet shumë mirë tek Interi, nuk ka në mendje të largohet nga ky klub edhe pse oferta të shumta kanë ardhur nga klube të mëdha jashtë Italisë. Me mundësinë e ardhjes të Dybala dhe Lukakut, ai do të ishte akoma edhe më i lumtur.

Ditën e djeshme ai ishte i jashtëzakonshëm me performancen e tij ndaj Italisë, ku shënoi një gol dhe asistoi 1 herë, por edhe performanca e tij, bashkëpunimi me Messin dhe Di Maria ishte fantastik.

Pas ndeshjes, ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me të ardhmen e tij, qëndrimit të tij te zikaltërit.

“A dua të qëndroj tek Interi? Po dhe vetëm po. Nuk kam ndërmend të largohem nga ky klub, është familja ime.”/ h.ll/abcnews.al