Larguan punonjësit nga puna, protestë kundër kompanisë së HEC-eve në Shkopet dhe Ulzë

schedule15:33 - 26 Maj, 2021

schedule 15:33 - 26 Maj, 2021

Në protestën e dytë të punonjësve të dy HEC-ve Ulzë dhe Shkopet ditën e sotme, ishin angazhuar një numër i konsiderueshëm i forcave të policisë nga dy komisariate, të Matit dhe Kurbinit.

Protesta e sotme ishte e paralajmëruar nga drejtuesit e sindikatave dhe punonjësit e larguar nga puna, ndaj një numër i madh dhe banorë kishin dale sot te protestonin kundrejt kompanisë Curum për largimin e padrejtë nga puna të disa prej tyre.

Taf Koleci kryetar i  federatës së Sindikatave të punonjësve të Industrisë Shqiptare, është bashkuar protestuesve prane HEC-sit në Ulze, ndërsa punonjësit e larguar nga puna ishin vendosur pranë portës hyrëse ndërkohe që ishin marrë masa dhe nga grupi i sigurisë për të parandaluar hyrjen e tyre në ambientet e brendshme.

Sakaq, punonjësit kishin paralajmëruar protestë paqësore duke ju drejtuar presidentit të kësaj kompanie për të anuluar një vendim të cilët ata e konsiderojnë absurd, duke lënë disa familje të papuna dhe pa asnjë të ardhur ekonomike.

Punonjësit kanë protestuar ne pankarta ku ata apelojnë për ndërhyrje te institucioneve në zgjidhjen e këtij problemi jetik, ndërsa janë te vendosur për vijimin e protestave deri në greve urie. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!