Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Largojini sapo të mbarojnë dënimin”! Grabitën 140 mijë euro në argjendari, kapen 3 shqiptarët

schedule22:35 - 2 Tetor, 2020

schedule 22:35 - 2 Tetor, 2020

Katër persona, tre shqiptarë dhe një italian janë arrestuar për disa grabitje vitin e kaluar në qershor dhe gusht në një argjendari në Bolonja. Shqiptarët e arrestuar janë dy 24 vjeç dhe një 28 vjeç, ndërsa 23 vjeçari italian është nga Brindisi.

Drejtësia italiane i akuzon për dy grabitje në argjendari me vlerë 140 mijë euro. Gjatë kontrolleve në shtëpinë ku banonin në Modena u gjetën dhe sekuestruan veshje, këpucë, çekanë që përdoreshin për grabitjet, sasi të vogla të hashashit dhe kokainës.

Gjykata vendosi që pas përfundimit të dënimit, shqiptarët e akuzuar të largohen nga vendi, pasi përbëjnë rrezik./ db/Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!