Largojini rrathët e zinj posht syve me një mënyrë natyrale në shtëpi

schedule22:50 - 4 Janar, 2023

schedule 22:50 - 4 Janar, 2023

Estetikistët që preferojnë kujdesin në shtëpi kanë një zgjidhje tjetër përveç kompresave me kamomil. Përdorimi i madanozit në fytyrë ndihmon në eleminimin e rrathëve të zinj.

Çfarë ju nevojitet?

Majdanoz i freskët, një tas i vogël përzierjeje, një lugë druri, pak ujë të ngrohtë ose kos.

Përgatitja

Prisni majdanozin, vendoseni në një enë dhe shtypni mirë gjethet me një lugë që të lëshojë më shumë lëng. Shtoni ujin e ngrohtë dhe përzieni vazhdimisht. Nëse dëshironi një përzierje më të trashë, në vend të ujit hidhni kos. Lëreni përzierjen të qëndrojë për pak, më pas lagni kompresa me të, vendosini në sy, shtrihuni dhe prisni 10 minuta, më pas lajeni fytyrën.

Përdorimi

Mjafton ta përsërisni këtë trajtim dy herë në javë dhe nëse mundeni edhe më shpesh. Nuk do t’ju dëmtojë.

Funksioni i tij

Majdanozi është i pasur me vitamina C dhe K, dhe të dy përbërësit ndihmojnë në freskimin dhe hidratimin e lëkurës. Do të vini re rezultate të mira brenda disa javësh. Ngjyra e errët do të zhduket dhe do të dukeni më të pushuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!