“Largohuni nga kjo zonë”! Rusia paralajmëron sulm në një vend specifik në Kiev

schedule14:26 - 1 Mars, 2022

schedule 14:26 - 1 Mars, 2022

Ministria e Mbrojtjes së Federatës Ruse ka paralajmëruar sulme në objektet e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës  në Kiev.

Në një njoftim të shpërndarë në rrjet thuhet se ky sulm do të bëhet me qëllim parandalimin e sulmeve përmes informacioneve kundër Rusisë.

“Ministria e Mbrojtjes së Federatës Ruse njoftoi sulme në objektet e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës  në Kiev për të ndaluar sulmet përmes informacioneve kundër Rusisë.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të largohen nga shtëpitë e tyre në këtë zonë”, thuhet në njoftim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!