Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi u përplas verbalisht me punonjësit e policisë së shtetit që ndodhen në hyrjen e selisë blu, pasi efektivët sipas numrit dy të partisë më të madhe në opozitë shoqëruan disa anëtarë të këshillit kombëtar sapo dolën nga godina. Bardhi u kërkoi llogari, por efektivët i thanë që të drejtohet te zyra e shtypit për informacion.
Debati në oborrin e PD-së
Gazment Bardhi: Kush është shefi juaj? Ju lutem më thoni, shkoj te hyrja më thonë shko atje, vij këtu më thonë, shko atje.
Polici: Nuk jemi ne ai autoritet. E di shumë mirë ti, mirupafshim.
Gazment Bardhi: Detyrën ti nuk e bën dot në shkelje të ligjit. Pse po bëni ndalime?
Polici: Edhe sot je i paqartë përse janë shoqëruar në komisariat?
Gazment Bardhi: Ne kemi qenë në një mbledhje pune, ju nuk keni qenë, secili është kontrolluar në prezencë të prokurorëve. A mund të ma jepni edhe mua arsyet?
Polici: Besoj për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së sotme. Drejtohu për informacion zyrës së shtypit.
Gazment Bardhi: Për cfarë po qëndroni këtu?
Polici: Vazhdo fol, ne jemi në punën tonë.
Gazment Bardhi: Kush është puna juaj? Cfarë po bëni tani në oborrin e PD-së? Është pronë e PD-së, përse jeni tani në një pronë që nuk mund të hyni?
Polici: Nuk të jap asnjë deklaratë. Ne do të ikim kur duam ne dhe jo ju.
Gazment Bardhi: Jo, jo.
Polici: Mirë, vazhdoni atëherë.
/ Abcnews.al