‘Largohu për të mirën e vendit’, rritet presioni ndaj Joe Biden për të tërhequr kandidaturën e tij

schedule09:48 - 11 Korrik, 2024

schedule 09:48 - 11 Korrik, 2024

Vazhdon të rritet presioni ndaj Joe Biden. Ditën e djeshme, ai u thirr për herë të parë, nga një senator nga partia e tij për të hequr dorë nga kandidatura e tij.

Senatori i Vermontit, Peter Wells, i kërkoi presidentit amerikan të “tërhiqet nga gara” për Shtëpinë e Bardhë për të mirën e vendit, në një shkrim të botuar nga Ëashington Post.

Ai ishte i pari anëtar i Kongresit Amerikan që e bëri këtë gjë haptazi. Një ditë më parë kolegu i tij, senatori Michael Bennett nga Kolorado, tha se Biden do të mposhtej në nëntor.

Gjithashtu udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha në diskutime private me donatorët e partisë se ai ishte i hapur për të mos udhëhequr votimin e partisë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, megjithëse ai siguron publikisht se ai është “me Joe”.

Megjithatë, personi në fjalë nxitoi të theksojë, duke hedhur poshtë raportin, se “Unë mbështes Presidentin Biden dhe mbetem i përkushtuar për të garantuar se Donald Trump do të mposhtet në nëntor”, gjë që e kam bërë të qartë në mënyrë të përsëritur publikisht dhe privatisht.

Të paktën nëntë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë bërë gjithashtu thirrje publike që Biden të largohet nga detyra, ku i fundit është kongresmeni veteran i Oregonit, Earl Blumenauer.

“Unë e dua Joe Biden. Por ne kemi nevojë për një kandidat tjetër”, tha aktori, regjisori dhe producenti George Clooney, i cili e deklaron veten mbështetës “të përjetshëm” të demokratëve.

Clooney, i cili e përshkruan presidentin si një “mik”, organizoi një ngjarje për mbledhjen e fondeve për të në mes të qershorit. Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, gjithashtu ka ushtruar presion mbi Biden.

“I takon presidentit të vendosë nëse ai do të kandidojë në nëntor kundër paraardhësit të tij, republikanit Donald Trump”, tha Pelosi.

Presidenti amerikan nga ana e tij e konsideron këtë një çështje që ka marrë fund. Ai tha të hënën, në një letër drejtuar deputetëve të fraksionit të tij, se nuk do të tërhiqet.

Në margjinat e seancës, Biden do të japë sot një konferencë për shtyp të shumëpritur, në të cilën vëmendja do të përqendrohet kryesisht në shëndetin e tij.

E njëjta gjë vlen edhe për intervistën që ai ka planifikuar të japë të hënën në NBC.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!