Largohet pasuesi i Uzunit, Kukësi e Shkëndija “pazar” te Tirana

schedule09:04 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 09:04 - 18 Dhjetor, 2019

Myrto Uzuni u largua nga Laçi verën e vitit 2018 dhe kurbinasit u munduan të gjejnë një zëvendësues për të. Drejtuesit kurbinas afruan anësorin Elvi Berisha, i cili kishte provuar një eksperiencë në Spanjë me Leganes.

Edhe pse mjaft i shpejtë, Berisha në asnjë moment nuk e tregoi se mund ta bënte atë që beratasi bëri me Laçin. Këtë sezon hapësirat për të ishin të pakta dhe 20-vjeçari ka kërkuar largimin. Në klubin kurbinas nuk janë bërë pengesë dhe i kanë dhënë lejekalimin pa u mbyllur pjesa e  parë e sezonit.

Pas brazilianit Stenio Garcia Dutra, si dhe mesfushorit Damian Gjini, Berisha është i treti që e mbyll me Laçin. Këtë sezon iu besua vetëm një herë formacioni në kampionat, ndërkohë që luajti në total 9 takime. Tashmë ai do të kërkojë ta vijojë karrierën në tjetër klub dhe është i hapur ndaj ofertave.

TIRANA – Presidenti Refik Halili e ka thënë se nga bardheblutë mund të ketë largime dhe ata që kanë pasur më pak minuta rrezikojnë. Kapiteni Erando Karabeci nuk po gjen hapësira, edhe pas rikuperimit. “Panorama Sport” e përfshin në listën e lojtarëve që mund të ikin në janar dhe për të interesohet Kukësi.

Një tjetër lojtar që shikohet me valixhe në duar është edhe braziliani Elton Cale, për të cilin thuhet se Shkëndija e Tetovës e pëlqen. Trajneri Ernest Gjoka e njeh mirë anësorin, të cilin e ka pasur në ekip kur ishte pjesë e Kukësit dhe doli kampion. Eni Imami gjithashtu mund të largohet. Me largimin e trajnerit Ardian Mema, “xholi” i bardhebluve nuk është preferuar më dhe në janar mund të ketë zhvillime.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!