Pas dy vitesh në drejtim të Paraburgimit të Vlorës, Zambak Gjoni lë detyrën për t’u zëvendësuar nga Engëllush Avdulaj.
Gjoni qëndroi si drejtor i komanduar në këtë institucion prej Prillit të Vitit 2019 ndërsa institucioni kishte njohur mungesë stabiliteti në radhët e drejtuesve.
Burime bëjnë të ditur dije se pritet të emërohet në një tjetër institucion në varësi të ministrisë së Drejtësisë. Aktualisht emërimi i është komunikuar Avdulajt. /abcnews.al/