Largohet numri dy i Policisë së Shtetit

schedule15:40 - 12 Shkurt, 2018

schedule 15:40 - 12 Shkurt, 2018

Pas emërimit të Ardi Veliajt si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kanë ndodhur të tjera lëvizje në radhët e kupolës drejtuese tek uniformat blu.
Rebani Jaupaj u largua nga detyra e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe në vend të tij u emërua Gjovalin Lokaj. Jaupaj është emëruar Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit, duke zëvendësuar në këtë detyrë, Shaban Nexhin.
Lokaj prej disa muajsh ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Shkodrës. Ndërkohë, brenda kësaj jave, Policia e Shtetit do të ristrukturohet në të gjitha nivelet e saj. Strukturat e policisë nga Drejtoria e Përgjithshme në drejtoritë vendore dhe komisariate do të kryejnë një rishpërndarje të forcave të policisë në territor.
Me krijimin e zonave policore, synohet që të ketë në të njëjtën hapësirë, edhe inspektorin e policisë së zonës, patrullën e përgjithshme dhe inspektorin e krimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!