Largohet i ftohti siberian, temperaturat maksimale në 17°C

schedule08:05 - 26 Janar, 2024

schedule 08:05 - 26 Janar, 2024

SHQIPËRI– Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe në shumë qytete të zonës së ulët ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore, por nuk priten reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por edhe mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur në momente të vecanta shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!