Ish-arbitri i FIFA-s, Ermal Barushi, i ka dhënë fund karrierës, dhe ka filluar një aventurë tjetër, si drejtues tek Dinamo. Në një intervistë për ABC News, ai flet për planet në klubin kryeqytetas dhe problemet e arbitrimit në Shqipëri.
Në kompleksin e Kamzës nuk ndodhet për të dhënë normat. Nuk është më pjesë e arbitrimit Ermal Barushi, një nga asistentët më të njohur e më të dalluar në futbollin shqiptar. Pas shumë viteve kontributi në nivel kombëtar e ndërkombëtar, Barushi u largua para kohe, dhe besohet se iku me pakënaqësi, por çfarë përgjigje jep në intervistën për Abc News.
“U largova pa dëshirë nga arbitrimi. I humbur dola unë”, thotë mes të tjerash Barushi. Prej pak javësh është pjesë e Dinamos, një klubi pa zyra e pa kompleks sportiv, por ai jep shpresë për tifozët. “Dinamo ka shpresë. Është fillimi”, shton ish-arbitri.
Duke i uruar suksese tek Dinamo, gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi, tek problemet e arbitrave në Shqipëri. “U largova pa dëshirë nga arbitrimi. I humbur dola unë”. Barushi thekson një problem të kohëve të fundit, që e quan të rëndësishëm. “Nuk ka dhunë, por arbitrat janë të ndikuar. Duhet pavarësi. Pagesat nuk janë shumë të mira”. Gjithsesi, këto nuk janë më shqetësime të Barushit, ai tashmë synon një fillim të ri me Dinamon. /abcnews.al