David Luiz gjeti golin e parë me Arsenalin ditën e djeshme dhe i dhuroi fitoren ekipit kundër Bouremouth. Mbrojtësi i ekipit të Unai Emeri u transferua këtë verë nga Chelsea tek Arsenali.
Në një prononcim për Daily Mirror, ai zbulon shkakun që e shtyu të largohej nga Stamford Bridge. Rivaliteti dhe urrejtja mes dy ekipeve londineze nuk e pengoi aspak dhe ofertën e Arsenalit e pranoi pa asnjë mëdyshje.
“Largimi nga Chelsea ishte një vendim personal i ardhur pas një reflektimi të gjatë dhe bisedës së bërë me trajnerin. Me Lampard kishim vizione të ndryshme në lidhje me futbollin dhe mënyrën e lojës. Të ndryshosh është gjithmonë e vështirë, por e kisha ndarë mendjen për t’u larguar përpara ardhjes së ofertës së Arsenalit.
Rivaliteti mes klubeve nuk më pengoi dhe nuk u mendova dy herë për të pranuar ofertën e Gunners. E përsëris që nuk më intereson rivaliteti mes dy klubeve, tani mund të shkruaj një histori të re dhe të përjetoj një tjetër eksperiencë”, përfundon mbrojtësi brazilian. /abcnews.al