Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Largimi nga Barcelona, Suarez: S’e mohoj që qaja, Messi u ndje keq që më përzunë

schedule20:20 - 9 Tetor, 2020

schedule 20:20 - 9 Tetor, 2020

Luis Suarez është rikthyer të flasë për largimin nga Barcelona. Sulmuesi uruguaian kaloi gjashtë sezonet e fundit në “Camp Nou”, ndërsa do jetë pjesë e Atletico Madrid deri në verën e vitit 2022. Në një prononcim për AUF TV, “El Pistolero flet hapur rreth trajtimit që i bëri klubi kryeqytetas. 

Ishin ditë të vështira, po përjetoja një miks emocionesh dhe nuk e mohoj që kam qarë. U lëndova nga mënyra se si Barcelona i bëri gjërat, pasi një lojtar pranon largimin në momentin që i ka mbaruar cikli. Ata kishin shumë mundësi për ta më thënë që klubi po bënte ndryshime, mund të gjenin një tjetër mënyrë për të biseduar me mua.

Gjëja më e keqe ishte të shkoje në stërvitje dhe të mos stërvitesha me ekipin e parë, kjo prej faktit që nuk mund të luaja në ndeshje. Gruaja ime e vinte sa i trishtuar isha. Ajo donte të më shihte sërish duke buzëqeshur dhe kur erdhi oferta e Atleticos, e pranuam menjëherë.

Messi? Nuk jam i befasuar që më mbështeti publikisht, pasi e njoh shumë mirë Leon. Ai e kuptonte dhimbjen që po përjetoja unë. Ndjesi e tmerrshme pasi Barcelona vendosi të më përzërë. Leo e kuptonte mirë dhe ndihej keq edhe ai“, thekson Suarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!