Bledi Shkëmbi u largua nga Teuta një ditë më parë, ndërkohë që në kampin durrsak ka lënë shumë miq. Njëri prej tyre mbrojtësi Renato Arapi, të cilit korçari i besoi edhe shiritin e kapitenit në fillim të këtij sezoni.
Durrsaku, përmes rrjeteve sociale, ka vendosur t’i kushtojë disa radhë Shkëmbit, ndërkohë që ka postuar edhe një foto me të, madje bardhezi. Kjo për një arsye, që edhe Arapi e shpjegon.
“E kam shijuar futbollin kur kemi lozur bashkë, por e kam shijuar edhe kur të kisha si trajner. Vendosa që ta postoj foton “Bardh e Zi” për arsyen se marrëdhënia jonë ka qenë e drejtpërdrejtë dhe pa “ngjyra” në mes. Të uroj suksese kudo të shkosh”, shkruan Arapi. /abcnews.al


