Në Premier League mund të shkarkohet trajneri i radhës. Kjo periudhë është shoqëruar me shumë ndryshime në pankinat e kampionatin anglez dhe fundjava mund të jetë fatale edhe për Manuel Pellegrinin.
66-vjeçari kilian drejton West Ham prej 22 majit të vitit 2018, por e hëna mund të mos e gjejë më në pankinën e “Çekiçëve”. Ekipi londinez ka arritur vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit, është 1 pikë larg zonës së ftohtë dhe të shtunë përballet me Southampton jashtë fushe.
“Duhet të fitojmë me patjetër ndeshjen e së shtunës kundër Southampton. Të hënën mund të mos jem më duke kryer punën time. Pesë pikë në dhjetë ndeshjet e fundit janë shumë pak. Kur firmos me West Ham deklarova se do të përpiqesha të ndryshoja lojën e ekipit dhe nuk do të luanim për mbijetesë. Është e qartë se nuk jam aspak i kënaqur me situatën“, thekson Pellegrini në konferencën për shtyp. /abcnews.al