Klubi i Fiorentinës tashmë ka një trajner të ri, por tifozët e kanë mendjen akoma tek Cesare Prandelli. Ky i fundit pak ditë më parë dha dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, duke i befasuar të gjithë.
Ish-tekniku i kombëtares italiane u justifikua se stresi i punës po ndikonte në shëndetin e tij mendor e si pasojë hoqi dorë. Gjithsesi, ultrasit e klubit violë kanë vendosur një banderolë në hyrjen e qendrës stërvitore, në shenjë falenderimi për Prandellin.
“Njeriu vjen para rolit të trajnerit. Ne do të jemi gjithmonë krenar për ty”, shkruhet në posterin e vendosur. Ndërkohë, Fiorentina nuk ka humbur aspak kohë dhe në stol është rikthyer Beppe Iachini, një emër i njohur ky për futbollin italian. /abcnews.al