Largimi i Ledio Panos, Guerrils: Partizani po i largohet historisë

schedule11:41 - 28 Qershor, 2022

schedule 11:41 - 28 Qershor, 2022

Guerrils kanë reaguar pas largimit te Ledio Panos nga drejtimi i Partizanit U17. Djali i legjendës së kuqe, Panajot Pano, ka bërë që ultrasit të kenë reagimin e mëposhtëm:

“Klubi Partizani ka marrë trajtat e një ekipi privat, i cili dita ditës i largohet asaj që përfaqëson klubi më i madh dhe më popullor ne Shqipëri.

Sa më shumë i largohet historisë dhe asaj çka përfaqëson fanella më e rëndë në vend, aq më i madh bëhet hendeku që ka bërë shumë tifozë të largohen, ta refuzojnë dhe ta braktisin para një lloj arrogance të tillë.

Një arrogancë që fillon që me ndryshimin e simboleve të klubit për gusto personale, e mbaron në largimin nga klubi i simboleve që përbëjnë trashëgiminë e lavdisë së këtij klubi. Duhet guxim i madh që të shkarkosh dhe largosh nga klubi PARTIZANI një PANO.

PANO dhe PARTIZANI janë sinonime, dhe veprimet e klubit tregojnë të kundërtën e asaj që duhet të tregojë një klub i madh.

Për disa në klub historia e Partizanit  fillon në ditën kur kanë zënë zyrën, e ndoshta mbaron në ditën që e lënë, ndërsa në zemrat e tifozëve ngelin shenja të cilat nuk zhbëhen ashtu siç nuk mund të zhbëhet historia e as shija e hidhur që na lënë veprime te tilla.  Ledjo Pano i ka lënë shenjat e veta”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!