Teuta vendosi të ndërpresë marrëveshjen me trajnerin Renato Arapi, për të dytën herë. Dy pikë në tre javët e para të kampionatit tregojnë krizën e durrsakëve në këtë fillim sezoni.
Drejtuesit e “Djemve të Detit” duhet të gjejnë një zgjidhje për trajnerin e ri dhe në skenë ka dalë një emër i njohur në kampin durrsak dhe jo vetëm.
Sipas “Panorama Sport”, Bledi Shkëmbi është kandidaturë për t’u rikthyer në krye të Teutës. Ende nuk ka gjë zyrtare, pasi gjithccka është në kuadrin e fjalëve për momentin. /abcnews.al