Largimi i Alibeajt/ Ibsen Elezi: E kuptoi që Basha e përdori për dordolec. Berisha nuk është më alternativë për PD

schedule13:35 - 21 Qershor, 2024

schedule 13:35 - 21 Qershor, 2024

Largimin e Enkelejd Alibeajt nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ish kandidat për kryetar të kësaj force politike, e quan reflektim, ose padituri politike.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Elezi u shpreh se i ka thënë Alibeajt se Basha po e përdor për dordolec në luftën kundër Sali Berishës dhe se tanimë e ka kuptuar këtë gjë.

Lidhur me vendimin e deputetit Kreshnik Çollakut për t’iu bashkuar Berishës, Elezi nënvizoi se ish kryeministri nuk është më alternativë për PD.

“Tregon një reflektim të tij, ose padituri politike. Debat kam pasur në 2018. Më thotë, politika bëhet e brendshme. Politika që ka zgjedhur, quhet e dështuar. Zoti Alibeaj ka kujtuar se do bëjë aty nëpërmjet makinacioneve politike. Nuk ka qenë ajo rruga. Jo më kot i kam thënë që po bëhesh dordolec i Bashës. Këtë e ka kuptuar që po e përdor për dordolec Basha. Zoti Alibeaj reflektohet keq në opinionin publik. Zoti Alibeaj e ka kuptuar. Nuk mund ta luftojë antiberishizmin zoti Basha.

“Gabimi i këtyre të gjithëve bashkë, e para, e konceptuan vetë betejën si dy degëzime në parti dhe jo një luftë brenda. Kjo ka qenë e qëllimshme. Këto janë detyruar të humbin. Politika është përballje, jo degëzime. Kjo që thotë Çollaku, nëse do bëhej në dhjetor 2021, do ishte e saktë. Berisha nuk është më alternativë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!