Bayern Munchen është futur në merkato për një mesfushor për të zëvendësuar vendin e lënë bosh të Thiago Alcantarës. Spanjolli është shumë pranë kalimit tek Liverpool dhe zyrtarizimi i tij tek kampionët e Anglisë është thjesht çështje kohe.
Sipas raportimit të “InterNews”, objektivi kryesor i bavarezëve është Marcelo Brozovic. Antonio Conte kërkon elemente të rinj në mesfushë dhe fillimisht duhen të largohen të “padëshiruarit”.
Kontrata e 30-vjeçarit me Interin përfundon në vitin 2022 dhe drejtuesit zikaltër nuk dëshirojnë ta humbasin me parametra zero lojtarin. Mbetet për tu parë se si do të shkojë ky operacion, por fillimisht duhet të largohet Thiago nga Bayerni. /abcnews.al