Larg Juventusit dhe afër realizimit të ëndrrës, Sarrin e kërkon skuadra e zemrës

schedule18:57 - 25 Qershor, 2020

schedule 18:57 - 25 Qershor, 2020

Aventura e Maurizio Sarrit me Juventusit nuk po shkon në mënyrën e duhur dhe italiani nuk ia ka dalë të hyjë në zemrat e popullit bardhezi. Fitimi i kampionatit ose Champions League, mund të ndryshojë situatën, por nuk përjashtohet as shkarkimi i tij në fund të sezonit.

Situatën e Sarrit te “Zonja e Vjetër” po e ndjek me shumë interes Fiorentina. Corriere Fiorentino raporton se klubi nga Firence është gati t’i dhurojë pankinën 61-vjeçarit për sezonin e ardhshëm. Presidenti Commisso po punon për të formuar një skuadër konkurruese dhe e sheh Sarrin si timonierin e duhur.

Diçka e tillë mund të plotësojë ëndrrën e madhe të trajnerit, i cili është një tifoz i Fiorentinës. Miku i tij historik, Aurelio Virgili e zbuloi para kohësh pasionin e Sarrit për ekipin e njohur italian. “Maurizio bën tifozllëk për Fiorentinën. Më ka rrëfyer se ëndrra e tij në sirtar është të drejtojë një ditë këtë skuadër“, deklaron miku i ngushtë i trajnerit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!