Fakti që Joan Laporta e ka dënuar Ronald Koeman është e pakontestueshme . Edhe pse nga klubi ata nxitojnë të njoftojnë se nuk do të merren vendime të nxituara, “as të nxehta” në orët e ardhshme, në klub e kanë të qartë se kjo ka qenë ndeshja e fundit në të cilën ulet trajneri holandez stol , veçanërisht duke pasur parasysh se të shtunën kundër Atlético në Wanda ai nuk do të jetë për shkak të pezullimit.
Presidenti Blaugrana zbriti në dhomën e zhveshjes të stadiumit Da Luz për të ngushëlluar disa lojtarë të dëshpëruar, zemërthyer dhe tërësisht të hutuar nga poshtërimi. Edhe një herë, Laporta do duhej ti nxiste ata të besonin se klubi ka një plan për t’u rikthyer.
Në fjalimin e tij ai nuk e përmendi Koeman duke treguar shumë qartë se trajneri holandez nuk është pjesë e projektit . Në fakt, Koeman nuk ishte as i pranishëm kur Laporta u shfaq në dhomat e zhveshjes , pasi ai po fliste për mediat.
Nuk është hera e parë që Laporta takohet me lojtarët e Koeman para , pasi ai gjithashtu e bëri këtë të martën, para se ekipi të nisej për në Lisbonë./abcnews.al/