Laporta: Votimi i Messit me djalin shenjë e mirë, i pari që do telefonoj

schedule09:36 - 8 Mars, 2021

schedule 09:36 - 8 Mars, 2021

Barcelona zgjodhi dje presidentin e 42-të në historinë e klubit dhe ai është Joan Laporta. Presidenti i ri i katalanasve mbajti një fjalim të gjatë pas zgjedhjes dhe u ndal padyshim te Leo Messi.

Kapitenit i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe Laporta ka detyrën e vështirë ta bindë për të qëndruar në klubin ku kaloi një pjesë të mirë të jetës.

“Të shihja Messin duke votuar me djalin e tij ka ndikuar te unë. Ai e do Barçën. Johan Cruyff me siguri do e këshillonte të qëndrojë. Kur dikush do largohet nga Barcelona, do e bëjë nga dera e përparme. Nuk mund të them ç’do të ndodhë.

Do i bëjmë një propozim, por do të varet nga ai. Me siguri paratë nuk gjëja më e rëndësishme për të. Pasi të përshëndetem me punëtorët e klubit, do të telefonoj Messin. A do e bind? Varet nga ai. Unë do të bëj atë që mundem brenda mundësive ekonomike të klubit.

Emocioni më i madh ishte kur telefonova nënën time, ajo ishte shumë e lumtur. Gjithashtu përqafimet e fëmijëve të mi. Tani kemi misionin të kthehemi sërish ku e kemi vendin”, u shpreh Laporta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!