Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka folur më në fund për European Super League. Kreu i klubit katalanas thekson se ky kompeticion i ri është i domosdoshëm për klubet e mëdha, që i sjellin futbollit shumë para dhe ata duan të pyeten se si duhet të shpërndahen.
“Super League është një domosdoshmëri, por fjalën e fundit e thonë anëtarët. Klubet e mëdha sjellin shumë para dhe duhet të thonë fjalën e tyre për çështje financiare. Duhet të jetë një garë tërheqëse, bazuar në meritat sportive.
Ne jemi mbrojtës të ligave kombëtare dhe jemi gati të flasim me UEFA-n. Disa klube janë vënë në presion të madh, por projekti mbetet ende. Na duhen më shumë burime financiare ta bëjmë futbollin një shfaqje të shkëlqyeshme.
Unë mendoj se do të ketë një mirëkuptim. Ne bëjmë investime shumë të rëndësishme, pagat janë shumë të larta dhe të gjitha këto duhet të merren parasysh. Sigurisht duke i marrë në konsideratë meritat sportive”, ka thënë Laporta për TV3.
? EXCLUSIVA ?@JoanLaportaFCB diu a @tv3cat que la Superlliga "és absolutament necessària"https://t.co/0rdGApJAzM
— Esport3 (@esport3) April 22, 2021