Laporta pranon, edhe “Camp Nou” do të jetë qendër vaksinimi për Covid-19

schedule18:17 - 23 Mars, 2021

schedule 18:17 - 23 Mars, 2021

Camp Nou do të bëhet një nga shtatë qendrat për vaksinimin kundër koronavirusit në rajonin e  Katalonjës. Presidenti i Barças, Joan Laporta dhe Ministri i Shëndetësisë, Alba Verges, kanë gjetur dakordësinë në takimin e zhvilluar këtë pasdite, pasi kjo ide ishte diskutuar edhe më parë.

Lajmi u njoftua nga “Catalunya Radio”, e cila zbuloi se qëllimi është që ekipet teknike të Departamentit të Shëndetësisë të fillojnë punën sa më shpejt të jetë e mundur në “Camp Nou” në mënyrë që të përshpejtojnë procesin e vaksinimit.

 

Klubi katalanas ka dhënë një shembull shumë të mirë në zgjedhjet presidenciale se në ambientet e “Camp Nou” mund të qarkullojnë një numër i madh njerëzish, pa thyer rregullat e vendosura nga autoritetet për mospërhapjen e Covid-19. “Air Albania” ishte një nga stadiumet e parë, që u caktua të kryejë këtë funksion. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!