Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i qëndron lëvizjeve që katalanasit kanë bërë këtë verë, pavarësisht kritikave nga jashtë klubit që pretendojnë se ata po luajnë kumar në tregun e transferimeve.
Katalanasit janë aktivizuar në merkaton e verës, edhe përkundër situatës së tyre të trazuar financiare. Por presidenti nuk mendon se ata kanë marrë ndonjë vendim të gabuar.
“Shitja e 25% të “Barça Studios” ishte një vendim që sinqerisht nuk doja ta merrja”, tha Laporta për “New York Times”.
“Ishte një kërkesë. Unë nuk jam kumarxhi, marr rreziqe të llogaritura për të mirën e Barcelonës.”/ h.ll/abcnews.al