Laporta: Kemi nënshkruar me dy futbollistë

schedule09:50 - 29 Mars, 2022

schedule 09:50 - 29 Mars, 2022

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta në një intervistë për “RAC1” ka zbuluar lajm shumë të mirë për tifozët.

I pari i klubit ka konfirmuar se tashmë katalanasit kanë siguruar shërbimet e dy futbollistëve të njohur.

Laporta zbuloi se njëri prej tyre është mesfushor, kurse tjetri qendërmbrojtës, por nuk zbuloi emrat e tyre.

“Ne kemi finalizuar dy nënshkrime për sezonin e ardhshëm. Një mesfushor dhe një qendërmbrojtës. Por, nuk mund t’i them emrat e tyre”, tha ai për “RAC1”.

Kujtojmë se kohëve të fundit është raportuar se Franck Kessie dhe Andreas Christensen janë futbollistët që kanë arritur marrëveshje me klubin katalunas.

Të dy futbollistët në “Camp Nou” pritet të kalojnë si lojtarë të lirë, pasi kontratat e tyre me Milanin, respektivisht Chelsean, skadojnë me 30 qershor.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!