Presidenti i Barcelonës Joan Laporta u pyet nga një tifoz për rikthimin e mundshëm të Lionel Messit në Camp Nou dhe përgjigja e tij mbushi me shpresë dhe optimizëm tifozët katalanas.
Sa më shumë që i afrohemi fundit të sezonit, rritet ankthi i sportdashësve dhe veçanërisht i tifozë vetë Barcelonës për të ardhmen e Lionel Messit.
Aq më tepër që kampioni argjentinas i botës nuk ka nënshkruar kontratë të re me Parisin dhe skenari i largimit të tij nga kryeqyteti francez në verë ka mundësi të ndodhë.
Drejtuesit e Barcelonës duan që La Pulga të rikthehet në Camp Nou, diçka që Xavi dhe Joan Laporta e kanë shprehur hapur disa herë.
Në fakt, presidenti i klubit katalanas, i cili ndoqi ndeshjen me Getafen, i pyetur nga një tifoz nëse Messi do të kthehet, është përgjigjur me siguri “po”. /G.D abcnews.al/