Laporta flet sërish për çështjen “Negreira”: Na sulmojnë, sepse jemi përsëri të suksesshëm

schedule21:36 - 23 Tetor, 2023

schedule 21:36 - 23 Tetor, 2023

Presidenti i “katalanasve” të Barcelona, Joan Laporta, ishtë këtë të hënë i pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të Klubit, nga ku përveç shumë çështjeve të tjera foli edhe për çështjen “Negreira”, që lidh klubin me pagimin e milionave euro drejt arbitrave në La Liga.

Mbi këtë temë, “numri 1” i “blaugaranave” ka saktësuar se tashmë Barcelona po sulmohet, pasi ia ka dalë me sukses të mbijetojë pas krizës së thellë financiare dhe të kthehet te trofetë në planin sportiv.

“Kemi arritur në gjysmë të mandatit. Po punojmë fort dhe mirë për të rikthyer një situatë të pafavorshme, në të cilën u gjendëm për shkak të trashëgimisë katastrofike në mars 2021. Së bashku e kemi shpëtuar Barcelona-n, pavarësisht se kemi hasur në pengesa të trashëguara dhe të papritura, që vijnë nga jashtë, nga njerëz dhe organizata që na sulmojnë se jemi ata që jemi dhe çfarë përfaqësojmë. Na sulmojnë, sepse jemi përsëri të suksesshëm”,- tha Presidenti i “blaugranave”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!