Sergio Aguero rikthehet pas dhjetë vitesh në La Liga, aty ku shkëlqeu me Atletico Madrid në vitet 2006-2011. Sulmuesi argjentinas përfundoi kontratën me Manchester City dhe ka firmosur sot me Barcelonën për dy sezonet e ardhshme.
El Kun sjell gola dhe eksperiencë, teksa do të zbavitet me Leo Messin në repartin ofensiv. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk e fsheh entuziazmin e tij në lidhje me këtë përforcim, duke e vlerësuar shumë 32-vjeçarin argjentinas.
“Është krenari të kemi një lojtar si Aguero te Barcelona. E kemi admiruar gjithmonë si futbollist, e vlerësuam faktin që një kampion me cilësitë e tij vendosi të vinte te ne. Mendoj se edhe tifozët do e vlerësojnë dëshirën e tij për t’u bërë pjesë e Barcelonës.
Po flasim për përforcimin tonë të parë për të ardhmen, do të thotë që alegria do të rikthehet së shpejti në Camp Nou“, theksoi kreu i klubit katalanas, rikthimi i të cilit ka mbushur plot shpresa tifozët e shumë të skuadrës. /abcnews.al