Gjithashtu ka folur edhe Laporta, presidenti i Barcelonës ku ka shprehur mirënjohje ndaj sulmuesit Aguero.
Aguero u tërhoq nga futbolli në moshën 33-vjeçare për arsye të aritmisë.
“Unë jam pranë jush dhe ju e dini sikur përfaqësuesit e Independiente, Atlético de Madrid dhe City ishin aty. Mendoj se na ka mbetur dëshira te Barça, por ne mendojmë se keni marrë vendimin e duhur. Ju keni qenë një lojtar me njohje botërore dhe atë që keni mbjellë, që ka qenë shumë, me siguri do ta merrni në këtë fazë të re që po fillon. E meritoni dhe ju urojmë më të mirën”, deklaron Laporta./h.ll/aabcnews.al