Lapaj divorc dhe lufte me “Shabanët”/ Daja i Shabanit kërkon mandatin, Lapaj: Komplot ndaj meje

schedule19:03 - 16 Korrik, 2025

schedule 19:03 - 16 Korrik, 2025

Ishte vetëm një metafore, por Shqipëria vërtet nuk bëhet. Edhe negociata e fundit mes Lapajt dhe Shabanit për mandatin e deputetit ka dështuar.

Daja i kreut të Nismës Thurje, Endrit Shabanit, Zeqir Kordhoni i ka kërkuar zyrtarisht KQZ ti japë mandatin e deputetit në listë të mbyllur, e mos marre parasysh letrën e mëparshme të dorëheqjes.

Dështimin e koalicionit e konfirmon vetë i zoti i punës, Adriatik Lapaj.

Ai akuzon drejtpërdrejt Endri Shabanin dhe dajën e tij se duan ta lejnë jashtë parlamentit.

“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem. Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do më ndalojnë mua të shkoj në Parlament.”, ka thënë Lapaj.

Siç e nisen ashtu dhe e bitisen. Në fillim me familjaret në lista për të luftuar sistemin, por prej rastit te Dash Sules u kuptua se Lapaj dhe Shabani nuk kishin shume dallim nga sistemi.

Me siguri ne parlament tashme nuk do hyje as Lapaj, as Shabani e as daja, por Ana Dajko, kandidatja e parë e listës, familjare e Lapajt.

Por si Lapaj dhe Shabani iu dorëzuan faktit se ata nuk jane te rinjte qe mund të bëjnë Shqiperine përballe të vjetërve. Do të duhet të presim për të tjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!