Lanë futbollin për arsye të çuditshme, specialja e radhës në ABC News

schedule08:32 - 27 Prill, 2020

schedule 08:32 - 27 Prill, 2020

Mario De Castro ishte personazhi i parë, në listën e atyre futbollistëve që e lanë futbollin në moshë të re dhe për arsye të çuditshme. Braziliani, i cili ishte aktivizuar në periudhën 1926-1931, padyshim është një emër interesant për shumë arsye.

Ata që e kanë lexuar, por edhe ata që janë ende në kohë ta lexojnë, bien dakord mbi madhështinë e atij sulmuesi, jo vetëm për 195 golat në 100 ndeshje. Gjithsesi, le ta lëmë pas Mario De Castro dhe le të vijojmë me specialet në Abcnews.al.

SPECIALJA E PARË: Uniku Mario de Castro, goleadori me emrin fals që refuzoi Brazilin

Sonte, në orën 20:00, në hapësirën online të ABC News vjen profili i një tjetër futbollisti, i cili vendosi rekord kur u transferua në Serie A. Ata që e kanë ndjekur kampionatin italian e njohin, por dëshirojmë të mos zbulojmë emra.

Ka fituar titullin kampion, kishte një goditje të mirë dhe sigurisht një pseudonim interesant, ashtu sikurse një arsye bindëse se pse ai e la futbollin. Çfarë bëri më pas është po ashtu intriguese. Po ndalemi me kaq, pasi jo shumë orë na ndajnë nga publikimi i kësaj specialeje të radhës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!