Në një lidhje të drejpërdrejtë me ABC News teologu Dhimitër Qosja, tha se Papa Francesku tregoi një thjeshtësi një botë më shpirtërore ndoshta i ndikuar dhe rritur në një mjesit ku kemi të bëjmë me komunitete të ndryshme fetare.
“Dëshmoi virtyte të jashtëzakonshme të qenies njerëzore pët të cilat kemi nevojë. Moment pikëllues për botën mbarë. Ishte një lider, një zë për njerëzit në nevojë, një personalitet që dëshmoi për një hapje të kishës katolike, dinjiteti njerëzor ka vlerë në botën ku jetojmë.
Papa ka treguar vërtetë, një thjeshtësi një botë më shpirtërore ndoshta i ndikuar dhe rritur në një mjesit ku kemi të bëjmë me komunitete të ndryshme fetare.
Duket përqafoi fort brenda vetes dhëmbshurinë e shën mërisë, e ruajti lidhjen shpirtërore dhe e shprehu me kishën Santa Maria Maggiore.
Një Papë që forcoi më shumë zërin e dialogut, në një botë shumë polarizuese ai kërkoi gjithmonë dialog, për të përballur konfliktet.
Traditja e varrosjes së liderëve tregon një dinjitet ndaj njeriut, por Papa Francesku, një papë i përulesisë, kërkoi të rrinte në këto përmasa, të një njeriu të thjeshtë sit ë gjithë të krishterët ndaj thjeshtoi gjithë ceremoninë për lamtumirë e tij. Është rrjedhojë e perceptimit të tij përballë periudhës së kohës tonë.” -u shpreh ai./abcnews.al