Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lamtumirë Fatos Nano/ Gramoz Ruçi: Do mbahet mend si transformues i PS, i hapi rrugë gjeneratës së re

schedule11:22 - 2 Nëntor, 2025

schedule 11:22 - 2 Nëntor, 2025

Ish kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kryer homazhe në nderim të ish kryeministrit Fatos Nano.

Për mediat, Ruçi deklaroi se Nano do të mbahet mend si reformator dhe transformues i PS, dhe se i hapi rrugë gjeneratës së re.

Sipas Ruçit, Nano ishte politikani i parë që u persekutua në demokraci.

“Një komb e një popull, e shfaq veten me njerëzit që nxjerr, por edhe për mënyrën, formën e përmbajtjes sesi i nderon. Sot është dita të nderojmë Fatos Nanon. Fatos Nano, si i parë si reformues i PS, si demokratizues i PS, si tranformues i PS. Fatos Nano, si lider i PS në 14 vjet, kurrë nuk ka për të ndodhur më, që në 14 vjet, 4 vjet  t’i kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet, në dekadën e parë të transformimit të saj. Do të mbahet mend, ë zgjedhjet e para dhe të fundit, dha dorëheqje, duke lënë të lirë gjeneratën e re. Do të ngelet një qytetar ekselent, intelektual, politikan rrace, dhe si i pari politikan, që në demokraci, është persekutuar 4 vjet. I paharruar kujtimi i vëllait tim dhe ish kryetarit Fatos Nano”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!