Leonardo DiCaprio është konsideruar si një ndër meshkujt më tërheqës të Hollywood-it. Beqari famëkeq mund të jetë afër martesës, duke i dhënë njëherë e përgjithmonë fund beqarisë me Camila Morrone. Sipas revistës “Cosmopolitan”, fituesi i çmimit Oscar duket se më në fund ka gjetur lumturinë krah modeles 23-vjeçare me origjinë nga Argjentina.
Leonardo dhe Camila kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjerin prej më shumë se tre vitesh dhe sipas burimeve pranë çiftit, ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. “Camila është vajza e ëndrrave të tij. Ajo është e re, e ëmbël, e thjeshtë, plus që shkon mirë me familjen e tij dhe anasjelltas. Tani ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe gjërat mes tyre duket se funksionojnë në mënyrë perfekte”, tha një burim për ET Online.
Pavarësisht diferencës së madhe në moshë, Camila 23-vjeç dhe DiCaprio 46-vjeç, duket se gjërat mes tyre po shkojnë shumë mirë aq sa beqarit më të lakmuar i është mbushur mendja për të bërë një hap drejt altarit dhe për të krijuar një familje me modelen argjentinase. /abcnews.al