Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lamtumira për Kryepeshkopin/ Nazarko: Udhëhoqi Kishën ortodokse për 33 vite me një ndikim të fortë

schedule17:19 - 28 Janar, 2025

schedule 17:19 - 28 Janar, 2025

Qindra besimtarë i dhanë  lamtumirën e fundit kryepeshkopit të Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.  Arkivoli me trupin e pajetë të Anastas Janullatos u vendos në Katedralen “Ngjallja e Krishtit’.

Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News analisti Mentor Nazarko foli për figurën e tij dhe ndikimin e tij në udhëheqjen e Kishës Ortodokse për 33 vite.

“Në zhvillimin e detyrës së tij ka qenë më shumë misionar i kishës së Greqisë në një territor të rivendikuar historikisht se sa udhëheqës apo kryebari i një kishe autoqefale, dmth kombëtare shqiptare. Këtë nuk e them unë; por e tregon opinioni i një shteti të madh si Greqia, me pozitë të forte ndërkombëtare, një shtet ku feja ortodokse ka peshë të madhe- madje quhet shtet fetar; e tregon opinioni kishtar atje sipas të cilëve ai, ka përmbushur të gjitha kushtet, kishte meritat për të qenë kryepeshkop i Kishës greke, ka qene propozuar për president I Greqise, ka marrë dekoratat më të larta të Greqisë. Por të kryesh këtë rol- në krye të kishës së një vendi të cilit i konteston territorin, etinë, ndersa janë vrarë priftërinj që meshonin shqip, ndaj të cilit është në fuqi ligji i luftës, me të cilin  nuk ka patur gjithmonë marrëdhënie miqësore, do të thotë që ti ke bërë atë që ka qenë misioni ut fillestar, t’i shërbesh Kishës greke. Për këtë arsye ka marrë edhe kritika nga intelektuale shqiptarë, ortodoksë ose jo;. ka hyrë në debate me historianë të Shqipërisë…Mund të them se po ashtu ka mohuar ndonëse larg vëmendjes së publikut, kontributin e paraardhësve të vet Noli, Kisi, Xhuvani. Në kishën tonë nuk nderohet siç duhet trashëgimia e Fan Nolit”, tha më tej Nazarko.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!